E hëna poetike me poeten;-Mimoza Eliona OSMANI
Ajo e di.
——————————–
Ajo e di seç është morali,
ndaj do të ecë kokë lartë në këmbë,
loti i sajë s’është ujë moçali,
rrjedh si kristal nga ku i dhemb.
Bie një dëborë mbi supe mali,
flokë- flokë e bëhet një pëllëmbë
bordi i zemrës ngre trarë malli,
që vetëm veç një lot i shemb…
I shembi shpirtin ,tek i puth faqet,
një lot qerpiku i lehtë si pendë…
e teksa bie , i ndez oxhaqet,
dhe zjarri i ndjenjave çmend…
Ajo e di seç është morali,
I mbylli traktet, në një shtambë,
ndjenjat si me kapistër kali,
prej degëve, i tërheq, i tremb…
MOZA
/ëëë.qendrapress.com/