Fryma poetike me poetin:-Agron SHELE 

Sot

Sot,
tjetër dritë prek muzat e shpirtit,
tjetër ditë përthyen koloritet ngjyrë
ashtu,
mes mjegullave psherëtimë
një rreze e vetme
çan akujt harresë
dhe ringjall
shpresën e kohëve
dhe kujtimeve të së shkuarës dikur.

Sot,
prapë i endur pas teje
dhe dhimbjes së thellë në gji,
për ëndrrat
dhe detin e thellë,
që lahej syve blu.

Sot,
prapë sot mbetem tek ty
telajo e hapur
e të kaltrit qiell
dhe perëndimit endur
përflakjes,
së ditës pa kthim.

Sot,
me flokët ndër duar
dhe kokën
rrëmbyer paskthinave fshehtësi
jam unë,
poeti dhembshuruar pas vjeshtës
dhe gjethes
në të fundit jetë amshim.

Sot,
tjetër zjarr përndrit
dhe ringjall
orakujt e të lashtit besim,
për atë
Helenën e “Trojës” shkatërrim
fytyrë
e përskuqjes gjak
të derdhur dejve rrëmbim.

/www.qendrapress.com/