Digjet një fabrikë e mobileve në Prizren
Sot në orët e para të mëngjesit një fabrikë e mobileve është kapluar nga zjarri.Për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi ka thënë se zjarri ka ndodhur në Prizren.“Sot rreth orës 04:30 në polici është raportuar se në rrugën Tranzit i ri , në Prizren ka shpërthyer një zjarr. Nga vendi i ngjarjes Policia ka marr informata se një fabrikë e mobiljeve ka marr flak. Në vendngjarje kanë dal zjarrfikësit dhe te gjitha njësit përgjegjëse për hetimin e rastit”- ka thënë Bytyqi.