Fryma poetike e së hënës me poeten;-Adelina XHAFERI
GRAT’ E DHEUT TIM
————————————-
Dashuro ngadalë’ mbi grat’ e dheut tim!
Njeri!
Ka kohë’ që s’bëzajnë’ përpara perëndive
po gjiri u dhimbset
e gabimet e EVËS ende u rëndojnë’
më shumë’ se jeta,
atje tek burrat e një breznie t’tërë
gur mbi gur
dashnorëve të tyre prita u zënë’ përnatë’.
Dhimbja e tyre t’forta i ka rrënjët.
S’vdesin nga lutjet që buzë’ fajtorësh nxjerrin
e sot
për t’jetuar n’MU’ e trashëgojnë’ pendimin…
dhe ëndrrën e sprasme…
dhe psalmin
që t’thotë ty ma mbro gruan e dheut.
.
.
Prek lehtë’ dhe mbi flokun e tyre!
Ka kohë’ që ndaluar kanë’ s’preri n’krua
po kujtimet t’dukshme i kaë’ n’këngët e ojave
atje tek gdhihet nusja për rritje t’djemëve
e mbi gjoks
si NËNËS
GJYSHES
EVËS
dhe MU’
bota mollët e moçme ua përkëdhel përnatë’.
Njeri!
Njëjtë’ si n’to
dhe n’MU’ rriten ëndrra që s’i njeh kulla e tjetrit
duke besuar se grave veç floku u rritet,
e ti…
n’mos MU’
grat’ e tokës sime preki ngadalë’!
.
.
Pastaj…
Puth ngadalë’ dhe mbi buzët e tyre t’thara!
Ke për t’par’
se si për dreq
natë’ për natë’
më shumë’ se grave gji-shpërthyera dashurie
buzët
atyre u shpohen me gjilpëra t’moçme.
.
.
JAN’ DHIMBJE E LOT GRAT’ E DHEUT TIM.
Njeri!
Ngadalë’ dashuroji!
Ngadalë’ dhe flokun ua prek!
E për buzën që shekuj ëndërruar ke
lut zotin të ta sjell’ natën!
Kambanat
grat’ tjera brenda kanë’ për t’i çuar.
/www.qendrapress.com/
————————————————————-