Fryma poetike e së enjtes me poeten;-Liza BROZI
Jam një shpirt i bukur.
———————————-
Veshur me pelerinën më të rëndomtë,
sipërfaqen e një lëkure të lëmuar.
Enigmatike ekzistenca ime,
prej asgjësë dikur, në pluhur shkrumbuar,
një ditë pas viteve a dekadave.
Prej frymës, shpirtit a materies,
do të kthehem në asgjë,
veç lutjeve për në amshim.
Në qoftë se deri dje e desha aq shumë ajrin.
Në qoftë se deri dje sytë mbaja në qiell.
Një ditë do t’më duhet të puth dheun tim.
Mosekzistencën e materies diku shpërbërë…
/www.QendraPress.com/
———————————————–