QKMF në Prizren, do ta mbajë emrin’’ Dr. Nexhip Berisha’’.
Me 14 dhjetor 2020 m nga pandemia Covid pat ikur nga kjo jete njeriu i mirë dr Nexhip Berisha , atëbotë u tha ‘’Një tjetër bluzë e bardhë nuk ka arritur ta fitojë betejën me koronavirusin. Ai është mjeku kosovar Nexhip Berisha, i cili ndërroi jetë ditën e sotme, i konfirmuar pozitiv me COVID-19. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj. “Do të jesh me ne ashtu siq ishe me mua si shok i studimeve, si doktor dhe do të jesh me mua si frymëzim i një miqësie dhe si një koleg i paharruar. Përjetësia ju takon heronjve,punonjësve shëndetësore në betejën e tyre sublime ne ruajtjen e shëndetit të popullatës Dr. Nexhip Berisha pusho në tokën e bekuar të Kosovës për të cilën punove pa reshtur. Ngushëllime familjarëve e miqve tonë të përbashkët”, thuhet në dedikimin e Avdajt për shokun e tij të ndjerë. Nga fillimi i pandemisë në Kosovë deri më sot kanë ndërruar jetë nga koronavirusi mbi 20 punëtorë shëndetësorë, shumica prej të cilëve kanë qenë aktiv duke punuar në institucionet shëndetësore. Ndërsa, për të nderuar kontributin e tyre, presidentja Vjosa Osmani javën e kaluar ka dekoruar 18 prej tyre me medaljen e meritave. Derisa sot ,Prof Dr Simir Krasniqi, kuvendarë në KK të Prizrenit i gëzoi shumë prizrenas sepse propozoi që QKMF në Prizren të mbajë emrin e tij ja si shkruan ai në llogarinë tij elektronike
‘’Sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Prizrenit propozova që QKMF në Prizren të emërohet me emrin’’ Dr. Nexhip Berisha’’. Ku një falënderim shkon për asamblistët e pozitës dhe opozitës për mbështetjen unanime të dhënë gjatë votimit. Me respekt,.Simir Krasniqi’’/ëëë.QendraPress.com/