Fryma poetike me poeten:- Ajne IBËRHYSAJ

GJETHE DHJETORI

——————————

E trishtë, vetëm ,

Krahëhapur në mes

të erës!

E pathyeshme,

Vallëzon me shiun .

E papërkulur qëndron

Kapur fort me degën amë

Rrënjë e kokë janë

lidhë bashkë!

Gjithandej stuhi,

Me shiun përqafohet,

Token,nusëron

me nurin e saj.

Me erën loz,

Edhe era luan,

E përkëdhele

Se ç’ka nje frikë

brenda tyre!

Fjalët që prehen

në shpirt,

Tingujsh fjalësh

me lutjet e gjethes

U bëra edhe unë,

Je dhe ti!

Gjethja me degën

Më gotën plot, mbushur

me lot rrushi

Ngjitur fort tek njëra – tjetra

Rrinë, këmbëkryq!

Dridhen degët …oshëtin,

Mes tingujve te shiut

Mes tingujve

t’ fërfëllimës së erës

Të shoh dhe ty

Shoh edhe veten,

Duke shtrënguar fort

Buzëqeshjen e gjethes.

E pathyeshme,

E pa përkulur

Përballë frymës s’dhjetorit!

/www.QendraPress.com/