Ka ndërruar jetë Ahmet Hoxha, baba i dëshmorit të kombit Ilir Hoxha, nga Arbana.
Pas një sëmundje sot ka ndërruar jete Ahmet Hoxha, baba i dëshmorit Ilir Hoxha . Ahmeti ishte një burrë atdhetar e një burrë i besës e fjalës që vështirë të gjesh ndër të gjallë!
Si baba i një dëshmori e i tre djemve të UÇK-së, si axhë i dy ushtarëve të UÇK-së e një dëshmori, si dajë i dhjetëra ushtarëve të tjerë të UÇK-së, si njeri që ka dhënë gjithçka për UÇK-në që në fillet e para të luftës për liri. Ahmeti Hoxha ishte një vizionar e burrë e madh që diti të duaj lirinë. Ai ishte frymëzues i luftës për qindra ushtarë të lirisë dhe ishte njëri nga ndihmësit direkt e të drejtpërdrejtë të UÇK-së. Ahmeti bashkë më të vëllaun Hysni Hoxha ishin shembull të vëllezërve dhe prindërve se si i frymëzuan bijtë e tyre ta duan Atdheun e lirinë e Kosovës. Ai një jetë të tërë e dha për lirinë e Kosovës. Sot, me nderime të lata qytetare varroste në varrezat e lagjes ‘’Arbana’’ në Prizren. Por , ai do të mbahet gjatë mend si një atdhetar dhe familje atdhetare e dëshmuar ndër shekuj./www.QendraPress.com