Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Selo Shehu KORDHA
Dhe guri më ushqen
————————————-
Jam lab e bir labi
Me kërab e mbaj vatanin
Nuk e lë tokën të shkret
Me kopen i bëj ysmet.
*
Gjezdis meranë anë e mbanë
Nga Dukaj gjer në Turan
Këtu e kam kasabanë
Ma la nëna me babanë.
*
Si lëshoj çukat e mia
Sinor gjer te Salaria
Malet me çaj e trëndelinë
Nga Goliku në Trebeshinë.
*
Që në djep më këndoi nëna
Bir mos u largo nga rrënja
Se dhe guri të jep bukë
Mos ju gëzo lekut të shumtë.
*
Balta jote s’të lëndon
Me mjaltë blete të mjekon
Shpirtin mbaje dhe me lakra
Si vendi imë në dynja spaska.
*
/www.QendraPress.com/