Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Majlinda PAJAJ
Javë të mbarë e të bukur ju uroj!!
———————————————–
Lulja e kësaj bote
Mëso ta respektosh një femër
se prej saj erdhe në jetë
mos vë dorë ti lëndosh zemrën
që dikur të ndjeu thellë.
Mëso ta respektosh një femër
se prej saj u bëre burrë
mos e prek të shtrenjtin emër
u bë nënë e çeli nur!
Mëso ta respektosh një femër
quhet nënë, të ka dhënë gji
natën gjumin ja ke trembur
çdo sahat larë në shami.
Mëso ta respektosh një femër
quhet nënë, grua, motër dhe bijë
pa to bota nuk ka emër
edhe akullin me lot e shkrin.
/www.QendraPress.com/