Mjeku i Spitalit të Pejës vdes në vendin e punës – prokuroria nis hetimet

Një mjek i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka vdekur në vendin e tij të punës këtë të shtunë.Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, duke bërë të ditur se dyshimet fillestare janë se bëhet fjalë për vdekje natyrale.Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka thënë se për t’i hequr të gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë.“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, ka deklaruar ai.Telegrafi ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Spitalit të Pejës, Naim Sahiti, por i njëjti ka thënë se për rastin së shpejti do të dalin me një njoftim publik. /Telegrafi/