Shtrenjtohen edhe cigaret në Kosovë, 3 euro një pako
Në vazhdën e ngritjeve të çmimeve të produkteve bazike për jetesë në Kosovë, ka nisur shtrenjtimi edhe i produkteve të luksit.Kësisoj, rritje ka pësuar edhe duhani në Kosovë.Në marketet e vendit, cigaret e disa llojeve tanimë do të jenë më të shtrenjta për 10 centë. Sipas AKS-së një pako cigare e markës Marlboro është bërë 3 euro, derisa vite më parë ishte shitur nga 2.50 deri në 2.89 centë. “Cigare – Malboro e bardhë e fortë, 1 pako, tashmë është 3,00. Cigare – Marlboro 1 pako gjatë vitit të 2021 është shitur 2,80. Kurse në vitin e kaluar është shitur 2,89 centë”, thuhet në raportin e ASK-së.