Plani franko – gjerman pa njohje alias AVNOI pas Bujanit –Shkruan: Hisen Berisha

                     Marrëveshjen pa njohjen nga Serbia, si pikë e parë, duhet kundërshtuar me të gjitha format e mjetet. Ajo çfarë duhet mbajtur në vëmendje në përgjigjen rreth rrugës drejtë marrëveshjes finale, janë qëndrimet e sjelljet e z.Kurti lidhur me procesin dhe marrëveshjen finale dhe detyrimet e Kosovës ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare.  Prandaj, akrualisht duhet fokusuar në situatën ku kemi degjeneruar në raportin politik me SHBA. Zyrtarët e lartë amerikan deklaruan se “nuk ka mundësi një njeri, a një parti politike në Kosove, ti refuzojë angazhimet e marra nga shteti i Kosovës”. Ky është alarmi! Këtë situate, diplomacia shqiptare duhet ta rikuperojë. Unë e lexoj këtë angazhim amerikan edhe si një gabim i tyre, që u bë me përkrahjen e ardhjes në pushtet të forcave neotitiste kosovare, të mbështjella me Flamurin kombëtare shqiptar dhe përfaqësuar nga Albin Kurti. Neve si shqiptar, po na përsëritet historia. Lufta jonë kundër politikave diskriminuese të Serbisë, kishte si casus beli mohimin me vendime politike të dy shtyllave kryesore të subjektivitetit tonë, të drejtën e përfaqësimit dhe vetëvendosjes se brendshme. Serbia e humbi të drejtën e përfaqësimit për shkak të aplikimit të dhunës sistematike dhe politikave gjenocidiale ndaj komunitetit etnik shqiptarë, që vuri në veprim artikujt 7 dhe 5 të kartës së kombeve të bashkuara dhe rezistenca e lufta jonë si UCK, erdhi si rezultat i kërkesës sonë për përfaqësimin dhe vetëvendosjen e jashtme, pra për vetëvendosjen ndërtuese, që rezultoi me kompromisin e shqiptarëve për Kosovën shtet i pavarur në pajtim me të drejtën ndërkombëtare të konfirmuar nga GJND. Tani Serbia, po tenton ta rikuperojë humbjen e Kosovës, me metodat e njëjta, siç bëri pas Konferencës së Bujanit, përmes mbledhjes së AVNOJ-it. Pra analogjikisht këtu jemi! Siç dihet tashmë, Konferenca e Bujanit ishte ajo që kombit shqiptarë ia njihte të drejtën e vetëvendosjes, pra që pas “LNÇ”, të vendosin për të drejtat e veta. Ndërsa ishte AVNOJ që krijoj “Jugosllavinë e re”, që mohoi vendimet e Bujanit për të drejtën e shqiptarëve të jetojnë në shtetin e tyre natyral dhe u krijua një shtet ku kombësitë parimisht i gëzonin të drejtat e tyre. Po ta shihni në kontekst të kësaj, në “planin franko-gjerman”, përfshihet pikërisht kjo situate, duke anashkaluar termin Asociacion për serbët dhe Republika e Kosovës për shqiptaret, gjoja për një ecje drejtë një dekade të re, që de fakto është qëndrim në formulën që kishte ofruar Milloshevici “më shumë se autonomi dhe më pak se Republikë”! Duhet parë në kontekst, sepse vendimmarrja evropiane do të japë të njëjtin rezultat duke e ricikluar historinë, të njohur tashmë për padrejtësi ndaj kombit shqiptarë! Pra, janë situata komparative dhe projekte të ngjashme si dy pika uji.

Deklarata e Vuçiq, për mua është kthimi i tij, tek i imitimi i Josip Broz – Titos, në mënyrë që përmes një koncepti modern të bashkim-vëllazërimit në Kosovë të mos kemi nevojë të krijojmë mekanizma mbrojtës, pasi që Serbia do marr zotimin ndërkombëtarë, se nuk do ta sulmojë ushtarakisht, as do ta pengoj në integrimet e saja. Kjo u nxit nga Qeveria Kurti që me ardhjen në pushtet dhe pretendimet për reformatim të dialogut e marrëveshjeve të arritura tashmë politike e teknike. Kjo është për mua fabula që po tregon Kisha ortodokse ruse, përmes presidentit serb Vuçiq.  Prandaj qëndrimi i qeverisë së Kosovës si e autorizuara me kushtetutë dhe nga Kuvendi, duhet të jetë Jo, ndaj çfarëdo plani që nuk e ka njohjen e Kosovës nga Serbia si hap të parë dhe detyrimin e Serbisë në heqjen e Kosovës nga infrastruktura ligjore dhe kushtetuta e saj. Ndoshta ne po hyjmë në një dhjetëvjetësh të re dialogu, ku Shqipëri e Serbi do të arrijnë me negociata, të merën vesh që secila të marr pjesët e tokave të banuara nga kombet respektive, dhe të kthehet në gjeostrategjinë ushtarake kufiri ndërshtetërorë ”natyral” midis serbëve e shqiptarëve. Po ashtu, nuk duhet anashkaluar edhe pretendimin e Vuçiq, që përmes këtij projekti përveç tokave të banuara me serbë në Kosovë, brenda mbretërimit të tyre ta rikthejnë edhe Malin e zi. Duhet ti përmbahemi kundërshtimit të planit pa njohje! Nëse Albini pretendon me refuzua planin, gjoja duke kundërshtua krijimin e Asociacionit, ndërkohë që plani nuk e ka njohjen e Kosovës nga Serbia si pikë të parë, tregohet ashtu siç është në të vërtetë “don kishot” apo ndoshta edhe më shumë se kaq, e kam paralajmëruar se po rrëshqet në tradhti.

Serbia ka nevojë që Kurti të jetë refuzuesi i pa arsyeshëm i këtij plani ose po ashtu, ka tepër nevojë që Albini ta njeh ashtu siç është Plani, pa njohjen nga Serbisa. Në të dy këto raste, Albin shpaguan paratë e aferës korruptive në diplomaci, të cilat i ka përdorë për të fituar/blerë 51% të votave në zgjedhje. Prandaj, jo vetëm planin franko – gjerman por asnjë plan që në piken e pare, nuk e përmban normën detyruese që “Serbia detyrohet të njoh Kosovën, ta heq nga kushtetuta saj dhe të vendos marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadoresh”, për popullin shqiptarë është sinjal se duhet me çdo formë e mjete të kundërshtohet pra edhe me luftë.

Kjo Kosovë duket se ka nevojë edhe për një Shaban Polluzhe, Sali Ceku apo Agim Ramadan, jo ne kuptimin e viktimave por të luftës intelektuale, politike edhe me arme për të mbrojtur integritetin territorial e sovranitetin politik të shtetit tonë. Kjo qasje e formë e të menduarit, nuk është ndesh me patriotizmin amerikan përkundrazi, mendoj se lidershipi kosovar nuk është sqarua në raport me SHBA, që ta kenë njohjen si hap të parë në normalizimin e raporteve me Serbinë.

Negociatorët e sotëm e shpura e tyre e këshilltarëve, po e kundërshtojnë vetëm krijimin e asociacionit, ndërsa janë vetë amerikanet që e kanë kërkuar njohjen në qendër të një marrëveshje “All in One”./www.QendraPress.com/