President Millanoviq,duke tradhtuar Kosovën,e tradhtove një pjesë të lirisë së Kroacisë- Shkruan;Qazim THAÇI
Pas deklaratës së presidentit kroat, Zoran Millanoviq, në lidhje me Kosovën,në parim ai ka tradhtuar një pjesë së lirisë së Kroacisë. Me këtë rast dua të ia përkujtojë një pjesë të fakteve të cilat edhe i dinë mirë. Zotëri, kryetar nëse e meritoni të ju them kështu. Republika e Kosovës u krijua në procesin e shpërbërjes së RSFJ-së, e njëjtë me Republikën e Kroacisë. Besojë se ju e dini gjithashtu edhe faktin e pa kontestuar se sipas Kushtetutës së RSFJ-së, Krahina Socialiste Autonome e Kosovës ishte jo vetëm krahinë në kuadër të RV të Serbisë, por edhe element konstituiv i federatës e këtë e pati fituar jo me pak mundi që në vitin 1974. Mirëpo juve siç duke nuk e keni njohur fare elementin konstituiv, që ligësisht ishte një barabarësi më Republikat e ish RSFJ-së. Presidenti Zoran Millanoviq .po më vije tepër keq e rëndë të ju rikujtojmë se kosovarët në lirinë e Kroacisë ishin të barbarët më heronjtë e Kroacisë, mos harroni kontributin madhor të Gjeneralit shqiptarë në Forcat Amerikane Muharrem Maralusha, Mos harroni lavdinë bijve Kosovë që dhanë për Kroacinë si Gjeneralët ;Rrahim Ademi, Agim, Çeku,Rrustem Berisha e shume të tjerë e si nuk ju bren ndërgjegjja për Heroin shqiptar e Heroin e luftës për lirinë Kroacisë gjeneral Bekim Berisha ABEA. Po si nuk ju vije keq që po lëndoni ndihmën e pafund të trimave hasjanë që i dhanë Kroacisë. Ndërgjegjja Juaj siç duke është e luhatshme . sepse ju ka verbuar rublja ruse ,apo porosia Putinit tashmë i njohur në gjithë botën për krimet që po i bënë në Ukrainë.. Më lejo të ju përkujtojë edhe 101 fakte të mëdha që mund të bëjë se Kosova e ka merituar lirinë dhe se kurrë nuk ka qenë e as nuk do të jetë pjesë e Serbisë, Vetëm për një shekull robëri historia o ka dhënë fakte se Serbia ka vrarë rreth një milion shqiptarë, . ka vrarë mijëra atdhetarë që nuk kanë dashur kurrë robërinë e Serbisë në Kosovë, fillojmë nga Isa Boletini e deri tel 12 mijë dëshmorët e martirët që e dhanë jetën për Pavarësinë e Kosovës, President Milanoviq, edhe të kërkosh falje mundi e ndihma e shqiptarëve në Kroaci do të turpërojë emrin tuaj përgjithmonë. Ata shqiptarë që derdhen gjakun për Kroaci , ata luftëtarë që lan gjymtyrët për lirinë e Kroacisë, ata që lanë djersën e familjen për lirinë e Kroacisë mendo si do të ndihen e sa ty fyerë do të ndihen nga deklarata Juaj që nuk ka bazë as ligjore e as morale/www.QendraPress.com/