Parakalimi i ushtrisë dhe Policisë së Kosovës, qytetarë të shumtë i përcjellin nga afër
Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës kanë parakaluar në sheshet kryesore të kryeqytetit, me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.Qytetarë të shumtë nga të gjitha viset shqiptare kanë parë nga afër parakalimet e pjesëtarëve të këtyre dy institucioneve të rendit dhe sigurisë.Ata janë shprehur krenar me FSK-në dhe Policinë dhe kërkojnë që ky ritëm i zhvillimit të tyre të mos ndalet.