I riu i cili shkoi në Zvicër si kamarier, sot menaxhon një nga restorantet më luksozë në Cyrih
Shqiptarët në diasporë po vazhdojnë të korrin suksese të mëdha.Një i tillë është edhe biznesmeni nga Peja, Pal Deda, i cili po bën namin në Zvicër.Ai është tashmë pronar i një restoranti që quhet “Da Paulo” dhe i cili konsiderohet si një nga më luksozët në Cyrih.I lindur dhe rritur në Pejë, Deda kishte ikur në mërgim pas luftës, për një jetë më të mirë.Në një intervistë për Fol Shqip, ai ka rrëfyer se si në fillim kishte punuar kamarier për katër vite, përpara se të fillonte të mendonte hapjen e një biznesi.“Unë jam Pal Deda nga qyteti i Pejës, aty kam lindur dhe jam rritur, përndryshe kam ardhur me 03.7.2002 pas luftës, si çdo shqiptarë me pretendimet për me pas një jetë më të mirë. Kam hy në punë si kamerier, rreth katër viteve. Pas katër viteve kam vendosur ta hapë lokalin”, ka rrëfyer ai.Deda, i cili ka kryer shkollën si ekonomist, ka deklaruar se gastronomia nuk ka qenë trashëgim familjar, por se e kishte menduar si synim për të arritur diçka.“Shkollën e kam të kryer si ekonomistë, në gastronomi nuk ka punuar as babë e as babagjysh, por kur kam ardhur këtu kam filluar dhe më ka pëlqyer si punë. Ka qenë synim në jetën teme për me arrit diçka”, ka theksuar Deda.Përkundër, që Deda tani është pronar i një prej restoranteve më të mëdha në Cyrih, ai ende punon sikur dita e parë që ka ardhur në Zvicër.“Unë punoj si ditën e parë, kur e kam marr lokalin e parë ose si kur kam ardhur në Zvicër, pasi kam ardhur si kamerier deri sot. Bile sot punoj edhe më shumë. I kam 20 e disa vite në Zvicër, nuk po them sa dy punëtorë, por krahas me punëtorë punoj”, ka thënë ai .Ai ndër të tjerash ka treguar historinë mbrapa emrit të “Da Paulo”.”Da Paulo” gjatë kohës kur e mora lokalin e parë, d.m.th. vazhdova me lokalin e dytë edhe cilin emër, për me bo një emër timin personal edhe vendosa kur erdha në këtë lokal edhe mua nuk më njohin si Pal Deda, kur fillova me zviceranë Pal nuk mund ta thoshin Paulo, Paulo, Paulo, e vendosa me lanë emrin Paulo”. Deda Paulo nuk mundeshim, e bëmë “Da Paulo””, ka thënë ai.