Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jete në Prizren.Ajo  dyshohet se ka bërë vetëvrasje.Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale në trupin e viktimës, mjeku ka konstatuar se ajo ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e djalit të viktimës, i cili ka bërë me dije se e ka gjetur nënën e tij të varur në garazhin e shtëpisë.Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.Gazeta Sinjali