Fryma poetike e së mërkurës më poeten:-Hava Kurti KRASNIQI

MREKULLIA NË SHPIRT

——————————————–

Ajo është një grua fisnike shqiptare

imëtake me trup me zemër të madhe

jeton n’katin e parë në një apartman

i shoqi i ka vdekur vitin që lam pas

iu tret buzëqeshja që nga ai çast

Dikur si dy zogj rrinin në këtë kopsht

si gjyshër nga përrallat dhe i donim fort

sot e pashë të vetme me buqetë në duar

e me ata sy të zinj, që i shkëlqenin n’lot

më tregoi një ndodhi, por të bukur fort

U grindën dje im bir me nuse,bën fjalë

eh mu duk se qielli u nxi valë valë

sot më erdhi nusja me lule vrik e vrik

na fal,më tha ,nënë, të kemi mërzitë

mua mrekullia mu kthye në shpirt !

Hava Kurti Krasniqi

/www.qendrapress.com/