Fryma poetike e së mërkurës më poeten:- Remzie REXHBOGAJ
SHKRUAJ PËR SHPIRTIN
—————————————-
Sonte dua të shkruaj
Të shkruaj shumë
Shumë sa tërë një lum
Për shpirtin
Që po ma gervish trishtimi
Lotët për ëndërrimet
Kur shpresat na u shuan
Errësirës sonte dua me ia fal
Shpresat
Edhe se e lodhur jam shumë
Prap sonte nuk kam gjumë
Do derdhë dhembjen nëpër vargje
Për mallin se si rrufe po më godet
Zëri nga thellësia e shpirtit
Ty Erna po të thërret
Eja o Engjëll në përqafim të nënës
Ku po të pres në dritë të hënës
Sa mendime çoroditëse
Sonte më sillën nëpër kokë
Them kështu duke frymua
Do të futem thellë nën tokë
Të vi e të çmallëm me Ty
T’i puthi fort ata sy
E të them se kjo pis botë
S’na përkiste Erna mua as Ty.
/www.qendrapress.com/