Mbrojtja e bindur: Jakup Krasniqi në fund do të shfajësohet
Mbrojtja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra ka thënë para Gjykatës Speciale në Hagë se klienti i saj është një person që s’do mund të trajtonte në mënyrë mizore civilët e pafajshëm, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Sipas mbrojtjes, Jakup Krasniqi është një njeri me vlera e që sillet me dinjitet dhe se siç tha ajo pas të gjitha vuajtjeve që pësoi ai nuk mund të rrinte duarkryq.“Ky është eperson që s’mund të trajtonte në mënyrë mizore civilët e pafajshëm, i rritur me vlera e që sillet me dinjitet. Pas të gjitha vuajtjeve që pësoi nuk mund të rrinte duar kryq. Jakup Krasniqi nuk është personalisht përgjegjës për kryerjen e veprave për të cilat akuzohet”, tha Venkateswari Alagendra.Ajo tutje shtoi se nuk ka asnjë dëshmitar të besueshëm e që askush nuk mund të thotë që ka qenë i pranishëm në marrjen në pyetje apo torturën e keqtrajtimin e ndonjë cili nga Jakup Krasniqi.Në fund, avokatja shtoi se beson se Krasniqi në fund do të shfajsohet.“Asnjë dëshmitar i besueshëm, grua fëmijë burrë nuk mund të thotë që Jakup Krasniqi ka qenë i pranishëm në marrjen në pytjen, torturën keqktrajtimin e ndonjë civili. Kjo është prova e prokurorisë. Jakupi nuk është ky person dhe për këtë arsye në fund kemi besim se ai do të shfajsohet”, përfundoi mbrojtja./Reporteri.net/