Çaste poetike me poetin:Xhevat DAJAKU
Drini
————————-
Drini – lumë,
Drini – njeri.
Ngjajnë aq shumë
Që të dy’!
Njëri sjell jetë e freski,
Mespërmes tokës Arbënore,
Tjetri ish zemër flori,
Që praronte nëpër fitore!
Drini ynë që s’i ndalë valët,
Dhe ai Drini, prijës titan,
Sikur mjalti i kishte fjalët,
Por në front ishte vullkan!!
/www.qendrapress.com/