Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Bruna MUSAI

Shtegtimi i zogjve

———————-

Fluturo moj dallëndyshe,na trego se erdhi pranvera,
Cicëro mor zog i bukur ,ëmbël si herët e tjera
Këndo ti bilbil i malit ,teksa ne largësi shtegto
Jepini natyrës jete ,se asaj po i mungon

Fluturo shqiponje e bukur, me krahët e lirisë
Ti moj flutur krahëshkruar qe je shpirt i dashurisë
Papagall fole një fjale ,kuvendo me natyrën
Se pa ju ajo do vyshket,pak nga pak e humbet ngjyrën

Nusepashke vocërrakë ti simbol i dashurisë
Me ato pika shprese i jep shprese njerëzisë
Mbretëroni ju o shpendë ,merrni ajër nga natyra
Se ajo gjithmonë na fal një pranvere me shume ngjyra

/www.qendrapress.com/