Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Blerina M. MURTEZI
Përqafimi yt
——————————-
Lule e kuqe e dashuri
Sa të kem jetë
Do të luftoj për ty
Në forcë dhe stuhi
Ku të ketë jetë uroj të ketë lumturi
Ndërsa përqafimi yt
Më dhuron qiellin e kaltër e
Shumë dashuri
Lulet e pranverës
Gjelbërimin e natyrës
Flladin dhe jetën e ëndrrave
Edhe pse nganjëherë them
Ku ndodhesh ku ke shku
Pyes veten se ku je ngatërrua sepse unë
Veç ty të kam besu
Se jetën ti ma ke ndryshu
Eja përsëri të jemi vetëm
Unë dhe ti
Së bashku deri në përjetësi
Pres dhe duroj për ty
Por kjo verë si çdo tjetër
Më jep besim si çdo fillim
Ky përqafimi yt do të më mrekullojë një ditë
Më thotë vazhdo shkruaj
Se ke me u çuditë lulen e kuqe do e pikturoj një ditë.
lulja ime që mi dhuron krahët në zemrën time krahë engjëjsh për sigurinë time ti lulja ime
Krenare për ty që çdoherë
Të bashkoj me frymëmarrjen time
E të besoj aq sa e dua
Veten time moj e veçantë
Lulja ime rritet
Veç në shpirtin tim
Kur i bashkon yjet
Me një përqafim
/www.qendrapress.com/