Fryma poetike të së dielës me poeten;-Fjolla Muhaxhiri AGUSHOLLI
Ik ti që dikur më ike
————————————————–
Ik, ik edhe ti ashtu siç ikën të tjerët
Ik, jo nuk çuditëm sepse si të tjerët dhe ti njëjtë je
Unë i kaloi dhimbjet madje shumë lehtë kur e zbrazë shishen e verës
Ai që do më vijë nesër ndryshon nga ti që më ike dje.
Ik, por më ikë këmbë zbathur në heshtje
Pendohem unë sot që mbrëmë të erdha në ëndërr
Ik pa zë si ikën gjethet e kësaj Vjeshte
Ik, se ndoshta ke harruar që diku tjetër do të jesh dhëndër.
Ik, jo mos ndjejë dhimbje për buzëqeshjen time të vrarë
Ik, më lërë se edhe unë kam të drejtë të jetoi
Vetë ja dhashë asaj buzëqeshjen, sepse ndryshe nuk kishte për ta marrë
Mu largo pa bërë zë sepse kapitulli jot mbaroi
Edhe unë do iki këmbëzbathur në heshtje
Madje edhe kujtimet do ti varrosi nën dhe
Do ta fshijë përjetësisht kujtimin e asaj Vjeshte
Do harroi si ishim dje, nuk do ta kujtoi se kush ishim ne.
Do të vijë ai çaste ku do ta gjejë atë çaste të humbur
Edhe shtrati i këtij lumi do të mbushet me ujë plot
Edhe Dielli nuk do të jetë i mbuluar, ai do të rrezon, do të jetë i lumtur
Vetëm ty që dikur më ike, nuk do të kërkoi, nuk dua të gjejë më dot
/www.qendrapress.com/