Fryma poetike e së dielës me poeten;- Pranvera QERIMI
Zanë e malit
———————————-
Pluhurin ajo e thith,
Dheu për të është ushqim.
Mua vetmia ma thith gjakun…
Gjakun, si shushunjë.
Zemra më është përvëluar,
Si një xham i rrezatuar,
që do pëlcas, nëse e prek me duar.
Gjoksi më është bërë me vrima,
Gozhda bën vend aty.
Mendimet e mia, as rrufeja si ndalon.
Ëndrrat e mia janë me të ditën.
Eh jo natën…
E zhvesha mendjen time,
por asnjëherë trupin e saj.
Shok i lotëve jam.
Kuis si një bagllamë dere,
jo për trupin e gufëm të një femre,
por për shpirtin e saj.
Që më strehoi, si një zog në fole.
E tani që po vdes…
Po e hedhë kallëpin e dhëmbëve,
Po ua lë te tjerëve dhuratë.
/www.qendrapress.com/