Fryma poetike e së dielës me poeten;- Asja MULGECI
AJO SI PËRNGJAN ASKUJT ,AS TY
————————————–
A kam faj, se ngjyrat e dashnisë,ti s’mundesh me i pa, qiejsh t ‘ngrysun,ngjyrat ke vra
Ato q’i n’lulzim t ‘pranveres shkunden pjalmin mbledhun nën gushë
Njjasaj puthjes t’ vjedhun,symbyll mes botêsh jena pa
Tek rrija palue gjoksit, si lule n’gëmushë
Heshtja pllakosi gjithsinë
A thue mos na pa dikush
Xhelozoi, si dy t’ dashuruem
nji trup rrinë,ndizen prush
E prej ksaj, ndoshta mban mëni
Zemren more inat, kryeneçe e zjarrt
T ‘diktoj tue t’kqyrë n ‘sy ,për tonën
dashni
M’thuej pra,a kam faj se un di me dasht,
Poresh t’jam fut,me ngutë
Mbshtjellun teje si kulpnaj
digjem e marr flakë si kashtë
N’çdo qelizë syth e dashni,çila për ty
Ndërsa i ngurt mbete mendjetrazuem
si vark e humbun ndër dete
Un e lumnuemja gazmendun kjaj,
prej zjarrmit t’saj
Jo,nuk ndihem n’faj
Fajtor je ti…
Sytë e shpirtit ke mbyll n’dry
E pabinduna zemer prej
zgurit ka dalë
e trandun rend n’ arrati
Ajo, din veç me dashtë
si përngjan askujt,as Ty!
/www,qendrapress.com/