Profesor Muharrem,të vrau mërzia e madhe e kësaj bote të trishtë, përplot hipokrizi e injorancë…
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e hershme të kolegut tonë të nderuar, profesorit Muharrem Alushaj. Në emër të Gjimnazit “Remzi Ademaj” shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe nxënësit me të cilët punoi profesor Alushaj.
Profesori ka qenë edhe veteran i UÇK-së, ndërsa në fushën e arsimit me përkushtim dhe profesionalizëm ka dhënë kontribut në mësimdhënie rreth 28 vite.
I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Muharrem Alushaj!Një koleg i tij Hasan Bala e kujton kështu;
‘’Muharrem, e përjetova rëndë largimin tënd nga kjo botë në këtë moshë, e veçanërisht në këtë mënyrë tragjike.
Nuk e besova kurrë se mund të të mposhtin valët e jetës. Kam menduar se do t’u përballosh dhe do të jesh i pathyeshëm si përherë.
Se ti ishe shtatvogël, por një vigan në esencë.
Megjithatë, të vrau mërzia e madhe e kësaj bote të trishtë përplot hipokrizi e injorancë!
Të qoftë i lehtë dheu, o mik, e shpirti të pushoftë në paqen e përjetshme!
Do t’kujtojmë përjetësisht.’’/www.qendrapress.com./