Shtypshkronja ‘’Grafix –impex’’- emblemë  e luftës për liri të Kosovës

              Në dekadën e paraluftës  në veprimtarinë tyre që u përbashkuan grafistët më të mirë të Prizreni; Mehmet Thaçi, Xhevit Berisha. Agim Bajraktari dhe  Sherif Bilibani  formuan kompaninë e shtypshkronjës  që  e emërtuan’Grafix –Impex’’ , që  i vunë vetes detyrë parësore të ndihmon lëvizjen gjithë popullore. Fillimisht ata rrezikuan jetërat e tyre që mbi të gjithë të përfitojë Kosova. Që ishte ëndrra dhe synimi i parësor i këtyre burrave. Ishte kjo shtypshkronjë që me vetë kontribut ndihmonte Lëvizjen popullore si subjekte politike  atëbotë ishte LDK-ja  Këshilli Financiar e kështu, ndihmuan falas shtypjen  fletë votimeve të Referendumit. Pastaj fletë votimet e zgjedhjeve të para Parlamentare të Kosovës në vitin1992. Pastaj nuk kishte organizim qoftë atdhetar , qoftë letrar që ta të mos jenë  të në ndihmë të pakursyer. Pra ishin ndihmëtar në botimin revistave të kohës  në ndihmë të Shoqatave arsimore, kulturore dhe kudo që kishte organizime atdhetarë, ishin këta burra të ‘’Grafixit…’ ‘ .Me të filluar  lëvizjet e para të UÇK-së padyshim se aty ishin prapë këta burra me shtypshkronjën  e tyre. Ishin ata që botonin të gjithë nevojat e  para të UÇK-së në Vërri e Përdrini ,pastaj  të ZOP-it e kështu me radhë. Kontributi i kësaj shtypshkronje është emblema e rrugëtimit të lirisë së Kosovës. Ajo që  na befason, se si askujt nuk i ra ndërmend që  këta burra të nderohen së paku me  punën meritore dhe pse një rrugë të mos e mbajë emrin e kësaj shtypshkronjë. Ose një institucioni  kulturor, Kjo shtypshkronjë meriton të shkruhet e mbahet mend në kujtesën e veprimtarive atdhetare, të këtë një pllakë  ku vepruan e ku dhanë kontribut të palodhur, Qeveria lokale ,por  edhe  ajo qendrore edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së , assesi nuk mundet të harrojë  veprimtarinë e  këtyre burrave  që  e mbanin këtë shtypshkronjë, Por jo vetëm kaq  ata meritojnë edhe më shumë , Nuk do të ndalojmë veç më këtë shkrim në të ardhmen do të botojmë fakte  e dëshmi të punës kolosale të kësaj shtypshkronje e  të burrave veprimtarë e atdhetarë  si; Mehmet Thaçi, Xhevit Berisha. Agim Bajraktari dhe  Sherif Bilibani …../www.qendrapress.com/