Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Ymrije BEQIRI
KËTU JEMI LINDUR
——————————
Ç’është kjo turmë,
ç’janë këta gunëzinj
që turren rrugëve pa arsye
A kuptojnë se këtu ka burra
Nuk lëvizim nga trolli ynë
Jemi rrap i vjetër me shumë degë
Nga trolli ynë s’ka kush të na ndjekë
Këtu jemi lindur për të vdekë
Këtu na lindi nëna jonë
do qëndrojmë përgjithmonë
nuk ka kush që na lëkund
si në odë të burrave ulur këmbëkryq
po i pres në kulla këta armiq
çfarë kanë që turren, ulërinin
Këtë trim nuk mund ta lëvizin
ka shtue shtatin si degët lisi
trimi syrin nuk e tremb
shokëve kështu iu drejtue
-edhe trupin të ma copëtojnë
Nga toka ime s’kam ku shkoj!
Ymrije Beqiri
/www.qendrapress.com/