Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Mimoza Elioni OSMANI

Dy lule Margarita…

———————————

Kanë mbirë dy lule Margarita,

erëmon livadhi yt…

S’kuptova kur qe fikur dita,

se ditë, të ndrisin sytë.

Të vegjël diej, Margarita

tek u këpusja gjethet…

Kur del ,më do, më ngjajnë me dritat,

Dhe kur del jo , me ethet…

Se ngjajnë me ethet ,dashuritë,

të gushtit ethe , prush,

ti margarita mbi Margaritë,

si perlat për në gush.

Kanë mbirë dy lule Margarita,

aty ,livadhit tënd…

Që ti këpusja ,mezi prita,

t’i puth, të të çmend !?…. /www.qendrapress.com