Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Drita Kosumi SYLA

TË NDRITURIT E KOHËS

————————————–

Ata s’janë pak, janë shumë,

dhjetëra,qindra,mijëra…

Janë fara më e shëndoshë e i – lirisë

që e mbollën mëngjeseve të kristalta

duke i shqelmuar shekujt e robërisë

për stinët dhe kohërat tona.

Frutin e dashurisë dhe krenarisë

të shijojmë në çdo çast.

Shpirti ynë rritet

si dielli në çdo rast.

/www.qendrapress.com/