Fryma poetike e së mërkurës me poeten; Remzie Raci REXHBOGAJ
KUR TË IKU
————————
Atë ditë
Kur të iku në amshim
Aty ku Ti Erna më pret
Krah hapur me padurim
Në parajsë
Të qeta do të pushojmë
Unë dhe Ti
Ty të lë
Në rreze dielli
Të kam lënë
Në letër të bardhë
Brez pas brezi
Legjendë e gjallë
Unë kur s’jam më
Në këtë botë
Do kujtohesh për mirësi
E për shpirtin engjëllor
Që kishe Erna Ti
Të lë në shpirtrat
E gjithë njerëzimit
Të ngushëllohen
Në ditët e pikëllimit.
/www.qendrapress.com/