Çaste poetike me poeten;-Pranvera QERIMI
Mik i shtëpisë sime
———————————–
Këndonte qyqja në stinën e pranverës
S dëshirojke me ndij askend tjetër
Përreth vetes, se ç’ju kish sos durimi
Kërkonte në çdo cep njerëzimin
Kërkonte qingjat që dikur u shumuan
E tani prej vendit të lirë u larguan
Kërkonte fëmijët që alfabetin e
shqipes e gërmëzonin e për festën
e pavarësisë ata himnin e këndonin.
Kërkonte në çdo cep qingjat e blegëruar
Po delja e vjetëruar kishte filluar
qumështin me shteru, e kushtet
për mbijetesë mos me ua plotësu.
Kërkonte në çdo arë
Qingjat e bardhë
Po ata ishin larguar
Nga ky vend me mall.
/www.qendrapress.com/