Fryma poetike e së dielës me poeten;-Donike RRETHEJ
MOS MË TREGO RRUGËN.
—————————————-
A e din sa zg’jat nji ngashërimë?!
e peshën ja ke ndie t’njomit lot?!
A e njeh t’ftohtin e duerve kur kryq n’gjoks rrinë?!
A e din çka donë me thanë dhimë ,dhimë q’i t’vret kaq fort?!
A e din rrugën e lotit prej shpirtit n’sy?!
e kur faqeve t’rrjedh e t’bjen ftohtsinë?!
duerve t’ftohtin e ngurt kur mblidhen kryq n’krahnuer?!
a ke vuejt për humbjen ,ndie a e ke dashninë?!
A e ke ba’e rrugën teme kalue ke male ,dete ,
oqeane ?!
q’i mu desht me i kalue me trup e me shpirt?!
a ke ndie ndonjiher vetminë ?!
kur t’vret kahdalë ,kahdalë pa e dit ?!
A ke vue lule mbi vorr t’fmisë tand ?!
e ma ske ndie zemrën ,shpirtin e as dorën?!
kancerin q’i t’helmon gjakun pak e pak a e ke pasë ?!
( se jo mbylle ….mbylle gojën ).
Se kurrgjë prej tyne s’njeh e s’ke kalue !
kurrgja n’rrugën teme ske pse me m’tregue.
Top of Form
Bottom of Form
/www.qendrapress.com/