Arrestohet i dyshuari për masakrën në Serbi, në mesin e të vrarëve edhe një polic

             Është arrestuar  i dyshuari për sulmin në afërsi të Beogradit, ku mbetën të vdekur 8 persona dhe mbi dhjetë të plagosur.Siç raporton RTS, i dyshuar për sulmin është 21-vjeçari U.B. i cili ka qëlluar me armë automatike, nga një mjet në lëvizje dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.Ministri i policisë Bratislav Gashiq e quajti këtë  akt terrorist, transmeton Reporteri.net.Kjo është vrasja e dytë masive në Serbi këtë javë. Ngjarja ka ndodhur tre ditë pas masakrës në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, kur i mituri K.K. vrau me armë tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit të shkollës dhe plagosi gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësuese.Të shtënat dyshohet se kanë nisur në fshatin Dubonë, më pas kanë vazhduar edhe në dy fshatra të tjera.Sipas mediave në Serbi, vrasja e përgjakshme ka nisur pas një debati me disa persona në oborrin e shkollës në fshatin Dubonë afër Mlladenovcit.Më pas ka shkuar në shtëpi dhe është kthyer me automatik dhe ka hapur zjarr ndaj disa personave.Aty ai vrau një polic të ri me motrën e tij.Sipas vendasve, ai ka vrarë edhe të afërmit, dyshohet se një nga vëllezërit e tij, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, nipin e tij. Këto informacione nuk janë konfirmuar ende.Sipas banorëve të zonës, sulmuesi njihet si problematik. /Reporteri.net/