Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj,ngushëllon familjen e Prof.Naxhi Kuçanit.
Kryetari i komunës së Prizrenit,Shaqir Totaj, përmes faqes së tij elektronike, me rastin e vdekjes së profesorit universitar Naxhi Kuçani, ka shprehë ngushëllimet për familjen dhe për të afërmit e tij , Ai shkruan ‘’ Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit shumëvjeçar universitar, Naxhi Kuçani.
z. Kuçani, ishte kontribuues edhe në jetën kulturore të Prizrenit, duke qenë anëtar i përhershëm i SHKA “Agimi”.
Pranoni ngushëllimet më të sinqerta familja Kuçani, miqtë dhe kolegët për humbjen e profesorit dhe artistit të nderuar.’’ Përfundon kryetari Totaj