Vdes 33-vjeçari në magjistralen Gjakovë – Prizren, vetëaksidentohet me motoçikletë

Një person ndërroi jetë sot si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti rajonal i trafikut në Gjakovë, Albin Sahatqija, i cili informoi se viktima ishte i moshës 32, 33-vjeçare.

Ai bëri të ditur se aksidenti ndodhi në hyrjen për në Gjakovë.

“Një motorist i moshës 33-32 vjeçare, i cili ka qenë pa helmete e ka humb kontrollin, ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Gjakovës pasi ka kaluar rrethlluin është rrëzuar e motor dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, tha Sahatqija.

Ai u shpreh se njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimsë do të dërgohet në IML për obduksion.

Sipas tij, në rrugën ku ndodhi vetaksidenti shqiptohen shumë gjoba.