Fryma poetike e së mërkurës  me poeten;- Leta Gela-KUTLLOVCI

GJITHËSIA

Më prit se do të mbërrij një ditë tek ty,
unë edhe tani po desha mund të vi;
Kjo rrugë ma ngushëllon shpirtin,
në të s’ mund të vëjnë kufi!

Kjo frymë që thith dhe e leshoj,
këtu njeri dorë s’ mund të vë;
Universi i takon gjithësisë, me këtë rrugë ajrore do të mbërrij, t’ vetme s’ do të lë!

Unë i besoj univerësit dhe natyrës,
sepse i Madhi Zot i dha madhështi,
Me këtë rrugë ajrore flasin shpirtërat,
kështu askush s’ ndjen vetëmi!

/www.qendrapress.com/