RËNDESA E SHPIRTIT-Fryma poetike e së mërkurës  me poeten;-Marjola SALATAJ

RËNDESA E SHPIRTIT

————————————

Në rrugën e vështirë por të bukur shumë

Në atë rrugëtim të quajtur jetë

Krahas familjes ,njerëzve të dashur

Do takosh miq e armiq të vërtetë.

Disa të duan në halle gëzime

Disa të duan kur dhimbjen u tregon

Si një stuhi zjarri ,seç të djegin shpirtin

Me fjalë të bukura në sy të mbulojnë.

Hapësirën e shpirtit sa bosh e ndien

Ndonëse krekosur, fytyra buzëqesh

Të mbash brenda paqen porsi një kristal

Atëherë ke lulëzuar si një pemë plotë me jetë.

Shpirtin me rëndesa mos ngarko më tepër

Të jesh qiell i hapur jo me fjalë por vërtetë

Atëherë lumturinë do e kesh në zemër

Do kesh plotë për vete do shpërndash për të tjerë.

/www.qendrapress.com/