Metafora“ e Gëzim Ajgerajt që s’ka të ndalur-Shkruan;-Çerkin BYTYÇI,shkrimtar.

                          Në këtë kohë kur mungojnë gazetat dhe revistat që lexuesi kaherë ka mall t‘i ketë në duar, botimi i Revistës për kulturë, letërsi e art „Metafora“ që botohet në Zvicër nën përkujdesjen e editorit Gëzim Ajgeraj, autorit të disa dhjetëra botimeve letrare e publicistike, është nje sihariç i mirë. Në faqet e saj, deri më tash, defiluan emra të njohur krijuesish nga të gjitha trevat shqiptare por edhe autor të njohur nga vende të ndryshme që lexohen dhe rilexohen me ëndje. Numri më i ri i kësaj reviste sjell poashtu materiale të shumëllojshme në poezi e prozë, vështrime letrare dhe recensione nga autorët e dëshmuar si Jorge Luis Borges, Dritëro Agolli, Fan S. Noli, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Moikom Zeqo, Prenda Sejdiu, Ilmi Kurti, Qazim Thaçi, Bedri Halimi, Brahim Avdyli, Shpresa Gashi-Zurnaci, Paulin Zefi, Pren Milani, Gzim Vucaj dhe Gëzim Ajgeraj i cili, me përkushtim dhe vullnet të madh krijues, nuk kursen asgjë që „Metafora“ t‘i ofrohet lexuesit tashmë mëse dy dekada./www.qendrapress.com/