Fryma poetike e së dielës me poeten;-Valbona HADRI
Dëshira të vonuara
———————————–
Dua t’i them heshtjes diçka,
por më mungon, koha e fjalës.
Dua të tretem bashkë me buzëqeshjen,
por më mungon titulli i këngës së pakëndume.
Dua ta qëndis pamjen,
me fije mëngjesi
Por s’më le muzgu t’i shoh fytyrën.
Dua ta këpus lulnajën e artë,
por më ka tradhtuar aroma.
Dua ta hap harkun e portës,
për tu takuar ballë për ballë me ujkun e përrallës, por shtëpia buzë detit ende grindet me erërat.
Dua të takohem me kohën time të humbur,
por faqet e fundit të ditarit janë ende të pashkruara.