Fryma poetike e së dielës me poeten;-Florenca RADA
Nderi i Kombit
——————————
Po e nis këtë poezi
Me pak fjale dhe si tregim.
Për gjithë bijtë e Shqipërisë
Qe dhanë jetën për liri.
Brenda ne Tirane
Afere spitalit,
U vra Qemal Stafa
Me 5 – se te Majit.
Është një date përkujtimore,
Për te gjithë dëshmorët tanë
Qe luftuan kundër armikut
Dhe u vranë për vatan.
U derdh gjaku por si lume,
Vuajtje, tortura,ne gjithë Shqipërinë,
Armiqtë e jashtëm dhe tradhtaret,
Vranë e prenë 28 mije.
Kjo date mund te festohet,
Apo nonje date tjetër,
Por dëshmorët e lirise,
Duhet te kujtohen me pa tjetër.
Jo! Te prishen lapidaret,
Jo! Te grindemi midis nesh,
Jemi vëllezër, o! te uruar,
Hallet tona, njeri s’na i heq.
Edhe fjala partizan,
Shume nga ne po i peruan,
Partizanet janë bijtë e nenave,
Me monizmin s’kane te bëjnë.
Kjo është çeshtje politike,
Per ata qe majmen ne karike,
Kurse ne këtu poshte
Zihemi, grihemi, hajme koken.
Une urimin do e bej,
Per deshmoret e vendit tim,
Per deshmoret e fshatit tim,
LAVDI u qofte, per gjithnji.
LAVDI! Per RAIF KOLAMIN,
Ai ishte gjyshi im,
Ballistet e fshatit e spiunuan
Dhe e vrane ate trim.
Vrane trimin Taqo Jance,
Ishte i ri, i pa ritur mire,
Qe la nenen pa nje djal
E la motren pa vella.
Tjeter ishte Fiqeri Zhuleku
Bashke me Qemal Zhulekun,
Djem te rinj si azgane,
Ranë dëshmor për vatan.
S’mund te harojme Fari Totolakun,
Ne kufi ishte ushtar,
Ra ne krye te detyres
Luftoj me armikun balle per balle.
Ishte provokacioni i Gushtit
Te vitit 1949,
Kur korofillaket greke,
Hapen zjarr mbi ushtare.
Por Fariu djale trim
I tha grekut, ndal!
Kur te kaloni mbi trupin tim,
Do te pushtoni atdheun tim.
/www.qendrapress.com/