Serbia ka të ngjarë të marr flakë! –Shkruan;Hisen BERISHA,Deputet
Në Serbi po ndodhin protesta të cilat pritet të jenë edhe protesta të dhunshme, të cilat nga qarqet qeveritare në Serbi, po shihen si “grusht shtet”. Ditë më parë, në Serbi pati akte të përsëritura terroriste. Ka vlerësime se ato raste ishin të nxitura! Pra, dyshohet se ishin skenar i pushtetit në Beograd. Vuçiqi me shërbimet e tija sekrete, me mosveprim për parandalimin e tyre, krijoi kushte për këto sulme terroriste në Serbi. Kjo vlerësohet të jet skenar i qëllimshëm për të krijuar pretekst operativ ligjor, që ti çarmatos serbet atje, sepse me gjasë kishte informacione të konfirmuara për grusht-shtet, tronditës kundër regjimit të Vuçiq. Në skenarin për shpëtimin e vetes dhe pushtetit, Vuçiq e pasuesit e tij (që kanë trashëguar regjimin e Millosheviçit), kanë planifikuar trazira edhe në Veri të Kosovës. Në Veri, është e mundur që Serbia ta përsëris skenarin “Panda” (2), pra vet ti vras qytetarët e vet dhe ti akuzoj shqiptarët! Përmes këtyre akteve kanë për qëllim ta bartin zjarrin e konfliktit, nga Serbia, në Veri të Kosovës, sepse Vuçiq me gjasë, ka informacione të konfirmuara se po i përgatitet grusht shtet nga Wanger. Wanger i udhëhequr nga Putin, është i angazhuar për të krijua destabilitet në çdo vatër krize apo lufte, për të realizuar përfitimet e tyre. Prandaj, ashtu si për Putinin edhe për Vuçiqin mund ta planifikojnë vrasjen e tij. (Meqë të dy atentatorët e identifikuar, ishin vrasës terrorist të stërvitur nga Wanger). Në ketë situatë, Kosova dhe Shqipëria, duhet ti drejtohen Bashkësisë Ndërkombëtare, SHBA dhe NATO, për marrjen në mbrojtje të shqiptarëve bre da territorit të Serbisë, si në Kosovën Lindore, etj. sepse njësitë kriminale Wanger dhe kapacitetet ushtarake të Serbisë siç ka kërcënuar ditë më parë edhe Presidenti serb, apo dhe Ministrit serb i Mbrojtjes, të cilët në pamundësi të përballen ushtarakisht me Kosovën dhe duke e ditur se konflikti do të zhvillohet brenda territorit të Serbisë për Rashkën e Sanxhakun, mund të hakmerren ndaj qytetarëve shqiptar etnik në trojet e tyre, ende nën okupimin serb. Serbët janë ngritur në protesta në disa vende në Serbi, kurse uragani gjithëpërfshirës e fendosës për Serbin, tek do marr elan. Diktaturat neokomuniste, historikisht kanë përfunduar në anën e errët të historisë, nga revoltat popullore. NATO/KFOR, si e autorizuar me rezolutë të KS të OKB, për ambient të sigurte në Kosovë e rajon, duhet të jetë në gatishmëri operative me kujdes të shtuar, që të veprojnë, jo vetëm në aspektin ushtarak por edhe atë politik e diplomatik. Populli i Kosovës, nuk e do luftën si zgjidhje, mbetët i përkushtuar për paqe, për dialog që do garantoj njohjen nga të gjitha shtetet anëtare të OKB, përfshirë edhe Serbinë, e cila duhet të obligohet ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj, ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës, si realitet i ri në Ballkan, duke marrë zotime për njohjen e respektimin e identitetit kombëtarë, territorial e politik të shqiptarëve që ende mbahen nën okupim kushtetues nga Serbia. Por, populli i Kosovës është i gatshëm të mbroj me çdo mjet e formë, vlerat e lirisë, integritetin territorial dhe sovranitetin politik, kurdo që cenohet dhe nga kushdo./www.qendrapress.com/