24 vjet nga masakra në Lagjen e Trimave në Prizren

          Sot në Lagjen e Trimave në Prizren do të përkujtohet 24 vjetori i masakrës të regjimit të Serbisë, në të cilën janë masakruar 27 qytetarë.

Ky aktivitet përkujtues do të fillorë në ora 13 e 30 në varrezat e martirëve.

 “Më 26.05.1999 ndodhi njëra nga masakrat e regjimit gjenocidal të Serbisë në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku u masakruan në mënyrën më barbare 27 qytetarë të pafajshëm, vetëm pse ishin shqiptar! Në pamundësi për tu përballur me forcat e UÇK-së dhe sulmet e NATO-së, aparati shtetëror i Serbisë vrau dhe masakroj qytetarët e lagjes si dhe i vuri zjarrin afër 280 shtëpive, për të realizuar planin e tyre të “tokës së djegur”… Ju ftoj nesër (e diel) në ora 13 e 30:, në varrezat e Martirëve të Tusuzit ta nderojm gjakun e atyre që u flijuan për lirin e Kosovës