OSBE: Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmet ndaj KFOR-it, ekipeve të EULEX-it si dhe gazetarëve nga protestuesit serb në veri të vendit.Tutje OSBE bëri thirrje për përmbajtje nga dhuna dhe kthim në procesin e dialogut si çështje urgjente, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Ne dënojmë sulmet e fundit ndaj ekipeve të EULEX-it dhe mediave dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna dhe të krijojnë hapësirë për kthimin në procesin e dialogut si çështje urgjente. Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it. Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme. Qetësia duhet të rivendoset menjëherë”, thuhet në njoftimin e OSBE-së./Reporteri.net./