Dy serbë të arrestuar e disa raste nën hetim – raporti i policisë për protestat e dhunshme në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë ndaluar, për shkak të dyshimit se kanë qenë të përfshirë në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve.

Dy të arrestuarit të nacionalitetit serb me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia po ashtu njofton se janë duke u hetuar edhe dy raste të ditës së djeshme ku janë raportuar demolim i veturave në Zveçan e Leposaviq, si dhe një rast ku një veturë është djegur tërësisht nga protestuesit në Zubin Potok.Një automjetit u janë hequr targat dhe janë shkruar simbole me sprej, ndërsa automjeteve të mediave u janë dëmtuar gomat.

Zveçan 29.05.2023 – 11:00- 13:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ka qenë duke filmuar protestën në Zveçan, kur janë kthyer tek automjeti i tyre kanë vërejtur se u është hequr targa nga automjeti dhe me sprej kanë shkruar katër S, dhe në parafango është hedhur ngjyrë.

 Leposaviq 29.05.2023 – 14:00. Ankuesit kosovarë kanë raportuar se në automjetet e mediave kanë gjetur të shkruar simbole nacionale serbe katër S, goma të dëmtuara si dhe ngjyrë të kuqe. Rasti është duke u hetuar.

Zubin Potok 29.05.2023 – 15:30. Është raportuar se në afërsi të qytetit është djegur një automjet që dyshohet se është djegur nga protestuesit që kanë marrë pjesë në Zubin Potok. Rasti është duke u hetuar.

Policia po ashtu ka njoftuar se është duke u hetuar edhe një rast, ku protestuesit e gjatë protestës të së premtes dyshohet se kanë dëmtuar tri automjete të Policisë.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE