Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Albina CEKA

ME NJË SHIKIM

—————————–

Kur të pashë moj trandafile,

u dashurova me një shikim.

M’verboj si dielli fytyra jote,

Trupë selvi, krejt yllë bote.

U afruam pakë si shpejtë.

Jetë të lumtur menduam.

U deshëm të dy pa cakë,

bashkëjetesen e filluam.

Kaluan muajt për bukuri,

Ngatërresat i filluam të dy.

U lëkund e jona dashuri ,

nuk u shikuam më sy n’sy.

Kur të pash moj trandafile,

mu duke si ylli në qiellë.

Tani kam shumë pendime..

Si nuk të pashë dy-tre herë.

Dëgjo këtu more karajfil,

Ta dishë faj s’ka bukuria.

Ti nuk qenke fare gjentil,

as s’din si mbahet shtëpia.

Ti gjithë ditën rrinë në fb…

Del shetit jeton për bukuri.

Unë punoj, krijoj ekonomi..

Ti pastro e mbajë shtëpi!

Nuk jam unë femer antike.

Jam moderne kërkoj liri…

Ok, po t’shohë me tjeter sy,

ja dera, largohu nga ke hy.

Mos trego deren me gishtë,

ke me u pendu ti ta dishë.

Unë du burrë me pasuri…

Me shërbyese në shtëpi.

Je e lirë vazhdo kërko…

Ke me gjetë ti çfarë do…

Ik shporru, nuk qenke njeri!

Një shikim zor t’jetë dashni

/www.qendrapress.com/