Çaste poetike me poetin;-Destan S.Ukaj
GJURMËT TONA…
—————————————–
Gjyshi im, ndjesë pastë
Pushkën e ndryshkur e ndërroj me laps
Frengjinë e vogël e ndërroi me dritare
Në dritën e hënës fshehurazi lexoj abetare
Nga gishti nxorri Nëna Unazën e nusërisë
E ndërroi me dritën e diturisë
Nga qafa këputi qaforën
E dhuroj për ndërtimin e shkollës
Im at, me dy këmbë e duar mbahej në pëllug.
Kur e lëronte arën
Korbat ia vidhnin farën.
At ditë e shiti lopën e kosit
Ju përgjegj aksionit
Në vendin tim ishte aksioni për emancipim.
Motra ime flaku ferexhën
Krushqit u ngrin, u bënë urë.
Nuk erdhën kurrë
Një ditë me diell
U bë rreze Afërditë
Unë, u nisa në Universitet
Fundshekulli i njëzet
Kishte ura dritë e diturie.
Vinte aromë lirie…
/www.qendrapress.com/