Fryma poetike e së dielës me poetin;-Sabit RRUSTEMI
SA E VOGËL KJO AMERIKË !!!
——————————————-
( Në variantin më të ri )
Sa e Vogël kjo Amerikë
për Kosovën e kohës sonë
humb si gjilpëra n’ kashtë
Çdo fije e ngrehur
shumëzohet për gjashtë
Plemja e Hajdarit
fund e krye kashtë
Peri i gjilpërës s’po shihet më
e kush nuk tha: ndjesë pastë
kjo Botë e Rreme plastë
Syve na vërtitet Bashka e Artë
ajo lukuni korbash Malit të Thatë
Të shpërthekuar përmidis Sheshit
fituesit e humbur brohorasin
Kristofor Kolombon nxirreni jashtë
Ajo Tokë e Re ç’iu desh
Hajt merr e ik çka po pret
Amerika e Vogël thërret që s’thërret
oj Kosovë e Madhe me ty ç’na gjet
Fati ynë udhëve qorre shket
( 30 Maj 2023 )
Bottom of Form
/www.qendrapress.com/