NATO del me deklaratë pas arritjes së rreth 500 ushtarëve në Kosovë

NATO ka dalë me deklaratë pas arritjes së rreth 500 trupave shtesë në Kosovë. Siç njofton NATO, këto përforcime erdhën si pasojë e situatës së krijuar në veri të Kosovës, ku rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it mbeten të plagosur. “Një batalion komando i Komandës së Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë me rreth 500 pjesëtarë do të përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s. Batalioni turk do të vendoset fillimisht në Kazermën Sulltan Murat, dhe do të vendoset në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme. Një batalion shtesë i forcave rezervë të NATO-s është vënë gjithashtu në gatishmëri më të lartë për t’u vendosur nëse është e nevojshme”, thuhet në njoftimin e NATO-s.Dhuna e ka nxitur NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në këtë shtet./Indeksonline